Vizita e zyrtarëve të lartë amerikan në Ukrainë, vjen deklarata e parë nga Rusia

dyshime.ukraine

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, u takuan me presidentin e Ukrainës, Vladimir Zelenski, në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës.

Ky ishte niveli më i lartë i zyrtarëve amerikan në Kiev që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Blinken dhe Austin i premtuan Zelenskit më shumë se 700 milionë dollarë ndihmë ushtarake direkte dhe indirekte.

Duke folur në konferencën për shtyp të mbajtur në kufirin polako-ukrainas, Lloyd nënvizoi se takimi me Zelenskin ishte 'produktiv' duke u shprehur:

'Jemi shumë të lumtur që patëm një mundësi të tillë. Gjatë takimit shprehëm keqardhjen për humbjen e shumë civilëve. Ne folëm edhe për trupat e guximshme ukrainase që bënë një punë të suksesshme për të zmbrapsur forcat ruse. Megjithatë, ne shprehëm admirimin tonë për profesionalizmin e tyre dhe përkushtimin e tyre për të mbrojtur demokracinë e tyre.

Lloyd tha se nevojat e Ukrainës kanë ndryshuar pasi fokusi i Rusisë është zhvendosur në lindje të Ukrainës.

 "Ukrainasit kanë nevojë për armë me rreze të gjatë. I keni dëgjuar të shprehin se kanë nevojë për tanke. Dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t'u siguruar atyre municion për të mbështetur nevojat e tyre' është shprehur Lloyd. 

Pas këtyre zhvillimeve, reagimi i parë nga Rusia ka ardhur nga Anatoly Antonov, ambasadori i Rusisë në SHBA. 

Duke folur për kanalin televiziv Russia-24, diplomati tha se Moska i kishte dërguar një notë Uashingtonit duke kërkuar që të ndalonte furnizimin me armë për Kievin, por nuk dha më shumë detaje.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.