Zvicra eksperimenton shitjen e ligjshme të kanabisit për përdorim mjekësor

Zvicra eksperimenton shitjen

Autoritetet zvicerane kanë nisur një eksperiment për shitjen e ligjshme të kanabisit për përdorim mjekësor.

Sipas projektit pilot, i cili u miratua dje, disa qindra njerëz në qytetin e Bazelit do të lejohen të blejnë kanabis nga farmacitë për qëllime mjekësore, njofton Euronews.

Zyra Federale e Shëndetit Publik tha se ideja e projektit pilot është të kuptoheshin më mirë "format alternative rregullatore", siç janë shitjet e autorizuara te shitësit zyrtarë.

Rritja dhe shitja e kanabisit aktualisht është e ndaluar në Zvicër, megjithëse autoriteti i shëndetit publik pranoi se konsumimi i drogës është i përhapur.

Ato vunë në dukje gjithashtu se ekziston një treg i zi i konsiderueshëm për drogën, krahas të dhënave të sondazhit që tregojnë se shumica e zviceranëve janë në favor të rishikimit të politikës së vendit për kanabisin.

Projekti pilot, që fillon nga fundi i verës, përfshin qeverinë vendore, Universitetin e Bazelit dhe Klinikat Psikiatrike Universitare të qytetit.

Banorët e Bazelit që tashmë konsumojnë kanabis dhe që janë mbi 18 vjeç do të mund të aplikojnë, megjithëse procesi i aplikimit nuk është hapur ende.

Rreth 400 pjesëmarrës do të jenë në gjendje të blejnë një përzgjedhje të produkteve të kanabisit në barnatoret e zgjedhura, tha qeveria e qytetit.

Më pas ata do të merren në pyetje rregullisht gjatë një studimi për dy vjet e gjysmë për të zbuluar se çfarë efekti ka substanca në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.

Kanabisi do të vijë nga furnizuesi zviceran Pure Production, i cili është lejuar të prodhojë ligjërisht drogën nga autoritetet zvicerane për qëllime kërkimore.

Kushdo që kapet duke dhënë kanabis ose duke shitur kanabis do të penalizohet dhe përjashtohet nga projekti, tha Zyra Federale e Shëndetit Publik.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.