Zbulohet strategjia e re e Putinit, tanket dhe avionët rusë pikasen në kufi me Ukrainën

 

 640 0 625407daad2f8

Mediat e huaja shkruajnë se janë konstatuar lëvizje të shumta të pajisjeve të forcave ruse në Bjellorusi.
Të vendosur nëpër trena, pajisjet e luftës ruse po i drejtohen kufirit me Ukrainën, ky dyshohet se do të përdoren për një sulm të ri ndaj Kievit.

Më konkretisht, mjetet e rënda janë pikasur në linjën që kalon përmes Minskut, Kalinkavichy-t, Khoynikit dhe Homel North.

Gjashtë avionë luftarakë dhe avionë transporti u ngritën nga aeroporti Baranavichy në perëndim të Bjellorusisë dhe disa helikopterë rusë u ngritën nga Machulishchy afër Minskut.

Vlen të theksohet se presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka qenë aleat i presidentit rus Vladimir Putin gjatë gjithë luftës në Ukrainë.

Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe po e zhvendos pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.