Avioni i mallrave ndahet në dysh gjatë uljes emergjente
Një avion Boeing 757-200 që transportonte mallra u detyrua të bëntë një ulje emergjente në Aeroportin Ndërkombëtar Juan Santamaría në San Jose, kryeqyteti i Kosta Rikës.
757 i kompanisë gjermane të transportit DHL ishte nisur 25 minuta më parë nga aeroporti i San Jose, për në Guatemalë, kur piloti informoi kullën e kontrollit se kishte një problem me sistemet hidraulike dhe kërkoi leje për të bërë një kthim.
Teksa bëri një ulje urgjente, avioni doli nga pista dhe u nda në dysh.
Dy personat që përbënin ekuipazhin, janë në gjendje të mirë shëndetësore, por megjithatë menjëherë pas aksidentit u dërguan në spital për ekzaminim mjekësor.
Megjithatë autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe dyshohet se shkak për aksidentin është bërë një problem me sistemet hidraulike.
🔺SE PARTIÓ EN DOS UN AVIÓN de carga de la empresa #DHL cuando aterrizaba este #7Abr en el aeropuerto Juan Santamaría de Alajuela, en Costa Rica. El Boeing 757-200 reportó problemas hidráulicos cuando volaba hacia Guatemala.@catatumbonews_⚡ pic.twitter.com/zevU3ItUcf
— catatumbonews (@catatumbonews_) April 7, 2022
LEXO TE NGJASHME