Greqia me sytë nga deti Jon për naftë dhe gaz, kompanitë helene licensohen për të nisur shpimet

greqia.gaziii

Teksa çmimi i naftës rritet në tregjet ndërkombëtare për shkak të luftës në Ukrainë dhe sanksioneve të BE ndaj Rusisë, Greqia mësohet se po përpiqet të nxjerrë naftë dhe gaz në detin Jon. Çmimet e ulëta të naftës së papërpunuar dhe orientimi drejt energjisë së gjelbër kanë bllokuar planet e saj për të kërkuar naftë.

 

Pushtimi rus i Ukrainës dhe frika për furnizimet me gaz në Evropë kanë sjellë rritjen e çmimeve duke detyruar Bashkimin Evropian të kërkojë mënyra të reja për të reduktuar varësinë e tij nga gazi rus. Kjo ka rritur nevojën për Greqinë, e cila mbulon rreth 40% të kërkesës vjetore me gaz rus, për të shfrytëzuar burimet e brendshme.

“Në ditët në vijim, Greqia do të bëjë të ditur procesin e eksplorimit në Detin Jon dhe në perëndim të Kretës. Mjedisi i ri gjeopolitik dhe energjetik… kërkon që çdo vend të bëjë hapa vendimtarë drejt sigurisë dhe sigurisë së tij energjetike duke kërkuar burime të reja energjie.”-i tha Reuters një zyrtar qeveritar, i cili nuk pranoi të identifikohej.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis pritet të bëjë të ditur strategjinë e Greqisë për këtë çështje deri në fillim të javës së ardhshme, teksa shteti fqinj ka pasur indikacione për rezerva të konsiderueshme gazi, në masën qindra miliardë metra kub, raporton Reuters.

Një zyrtar i lartë në komisionin e hidrokarbureve të Greqisë tha javën e kaluar se komisioni  ka propozuar një plan “ambicioz, por të realizueshëm” të kërkimit të gazit.

Hellenic Petroleum HEPr.AT ka licenca për kërkimin e gazit në detin Jon dhe ka përfunduar së fundmi studimet sizmike në zonë, një hap i rëndësishëm për të sqaruar vendndodhjen dhe madhësinë e çdo rezerve të mundshme.

Një konsorcium i TotalEnergies TTEF.PA, ExxonMobil XOM.N dhe Hellenic Petroleum gjithashtu mban licencat e kërkimit për dy blloqe në det të hapur që shtrihen në perëndim dhe jug-perëndim të Kretës.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.