Macron telefonon Putinin pas masakrës së Buchës, kryeministri polak e kritikon ashpër

putin.macronn

Lufta e cila filloi me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin vazhon të marrë jetë të pafajshme në të gjithë Ukrainën.

Forcat ruse të cilët mbajtën nën kontroll qytetin Bucha në rajonin e Keivit për muaj të tërë u tërhoqën nga qyteti një ditë më parë.

Por kur ushtria ukrainase hyri në qytet ata u ndeshën në rrugë me trupa të pajetë të shumë civilëve.

Ndërsa Perëndimi dhe SHBA u ngritën në këmbë pas mizorive në Bucha, një reagim shumë i ashpër erdhi nga Polonia.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki kritikoi ashpër presidentin francez Emmanuel Macron i cili pati një telefonatë me Vladimir Putinin në mes të një reagimi ndërkombëtar mbi masakrën e civilëve në Bucha.

Duke iu drejtuar presidentit francez në një konferencë për shtyp, Morawiecki u shpreh: Sa herë keni biseduar me Putinin, çfarë keni arritur? A ndaluat ndonjë nga veprimet që po ndodhin? duke shtuar:

‘Me kriminilët nuk duhet bërë pazare, duhet luftuar. Askush nuk bëri pazare me Hitlerin. A do të negocionit me Hitlerin, Stalinin, Pol Potin?

Përgjigja ndaj fjalëve të kryeministrit polak nuk erdhi drepërdrejtë nga Macron por nga zyra e Presidentit francez.

Në deklaratën me shkrim theksohej rëndësia e kanaleve të hapura të komunikimit që Putini të kuptojë kërkesat e vendeve perëndimore.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.