Talibanët ndalojnë opiumin, ndërkohë që afganët po përgatiten për vjeljen e lulekuqes
Talebanët kanë ndaluar korrjen dhe përpunimin e lulëkuqeve në një masë që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e Afganistanit.
Një raport i vitit 2021 nga Kombet e Bashkuara vlerësoi se prodhimi vjetor i opiumit kontribuoi me 7% në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Afganistanit.
Ligji i ri është futur ndërsa fermerët dhe punëtorët migrantë në provincën Helmand po përgatiten për të korrur prodhimin e këtij viti.
Shumë thonë se ndalimi do t'i shkatërrojë, pasi ata marrin hua derisa paguhen për çdo kulturë.
"Paratë shkojnë në xhepat e të tjerëve (kontrabandistëve), ne thjesht marrim një të katërtën e parave të fituara nga kultivimi i lulëkuqeve dhe çfarëdo paraje që fitojmë, i përdorim ato për të paguar paratë që marrim hua përpara fillimit të sezonit të kultivimit." tha fermeri Sahaar Gul.
Raporti i OKB-së tha se 6,000 ton paste opiumi u përdorën për të krijuar 320 ton heroinë të pastër, me të cilën furnizojnë tregtarët ndërkombëtarë. Dekreti i talebanëve në pushtet do ta prishë këtë tregti, por gjithashtu do të inkurajojë fermerët të mbjellin kultura të tilla si gruri në vend të lulëkuqes.
Mungesa e të ardhurave do të lërë shumë fshatra në vështirësi të mëdha në një kohë kur Afganistani është i shkëputur nga ndihma ndërkombëtare.
LEXO TE NGJASHME