Greqia heq vaksinimin e detyrueshëm; Në Itali pezullohen të gjitha masat anti Covid

greqia.vaksina.hiqet

Ndërsa një variant i ri i Covid-19 thuhet se ka dalë në horizont, vendiet fqinje lehtësojnë situatën për qytetarët. Kështu Greqia pezullon vaksinimin e detyrueshëm për qytetarët mbi 60 vjeç. Vendimi është marrë të mërkurën nga Ministria greke e Shëndetësisë. Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris tha se gjobat po pezullohen.

Gjobitja e qytetarëve u vendos para disa muajsh sepse kjo kategori po mbingarkonte Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve të kësaj moshe. Ministri Plevris tha se dikasteri i tij po shqyrton mënyra për të motivuar njerëzit mbi 60 vjeç që të vaksinohen. Ai përsëriti gjithashtu se të gjitha masat në fuqi për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të rishikohen në kohën e duhur.

Edhe në Itali duke filluar nga dita e nesërme, hiqen të gjitha masat anti-Covid ndërkohë që jeta do të kthehet drejt normalitetit gradualisht.  Sipas mediave vendase,  edhe nëse tendenca e infektimeve nuk e tregon pandeminë si një problem të mbyllur, sot pas më shumë se dy vitesh, përfundon gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria Conte më 31 janar 2020 dhe e zgjatur disa herë.

Nga nesër do të nisin të zhduken një sërë kërkesash që lidhen me Green pass -in . Dispozitat për izolimin dhe karantinën do të ndryshojnë, siç përcaktohet në një qarkore të Ministrisë së Shëndetësisë të publikuar në mbrëmje.

Sistemi i ngjyrave të Rajoneve do të zhduket dhe Komiteti Shkencor Teknik dhe struktura e komisionerit të jashtëzakonshëm, Francesco Figliuolo do të përfundojë, në vend të tij do të krijohet një njësi për përfundimin e fushatës së vaksinimit.

Dekreti i fundit për Covid-19 përcakton se që nga 1 Prilli certifikata jeshile nuk do të përdoret më për të hyrë në dyqane, zyra publike, banka dhe zyra postare, hotele dhe banesa, për të shkuar në parukeri, për të praktikuar sporte në natyrë ose për të ulur në tavolina, jashtë lokaleve dhe restoranteve. Detyrimi i kalimit skadon që në 1 Prill në autobusë dhe metro, ku megjithatë do të duhet të vazhdohet të mbahet maska e tipit Ffp2.

Nga nesër, megjithatë, rregullat ndryshojnë për ata që bien në kontakt me persona pozitiv ku karantina do të jetë për 10 ditë dhe mbajtja me detyrimin e maskës, ndërsa punonjësit e shëndetësisë do të duhet të bëjnë test çdo pesë ditë. Ata që infektohen do të qëndrojnë në izolim deri sa të kenë në një tampon negativ, që do të kryhet pas të paktën 7 ditësh, ose 10 për të pavaksinuarit.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.