Zelensky: Situata në jug dhe në rajonin e Donbasit, jashtëzakonisht e vështirë

zaleksky.jugu.veshtiresi

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë në orët e para të mëngjesit se situata në jug dhe në rajonin e Donbasit mbetet jashtëzakonisht e vështirë.

Përmes një video-adresimi, ai ka thënë se Rusia është duke rritur numrin e trupave afër qytetit të rrethuar të Mariupolit.

“Do të ketë beteja. Ne ende duhet të kalojmë një rrugë të vështirë për të marrë gjithçka që duam”, ka thënë ai.

Rusia ka thënë më herët se korridoret humanitare do të hapen të premten, për të lejuar largimin e civilëve nga Mariuopoli.

Ministri britanik: Putin është në kafazin që e ka ndërtuar vetë

Rusia është tani “shtet më i vogël” si rezultat i pushtimit të Ukrainës, njofton REL, duke cituar Ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace.

“Presidenti (rus, Vladimir) Putin nuk është forca që ka qenë dikur. Ai është njeri që ka mbetur në kafazin që e ka ndërtuar vetë”, ka thënë ministri britanik për Sky News.

“Ushtria e tij është e lodhur, ai është përballur me shumë humbje. Reputacioni i kësaj ushtrie të madhe të Rusisë është shkatërruar”, ka thënë Wallace.

“Atij nuk do t’i duhet të jetojë vetëm me pasojat e asaj që është duke bërë në Ukrainë, mirëpo atij do t’i duhet të jetojë me pasojat e asaj që i ka bërë ushtrisë së tij”.

Wallace ka thënë se forcat ruse duket se janë duke u rigrupuar dhe duke përqendruar fokusin drejt jugut dhe lindjes së Ukrainës.

“E kemi parë këtë gjë më herët. Gjithmonë situata përkeqësohet. Më shumë sulme për civilët, zonat e civilëve”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.