Rusia shpall armëpushimin në Mariupol
Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar për një armëpushim në qytetin e rrethuar të Mariupolit në Ukrainë, duke filluar nga mëngjesi i së enjtes, për të lejuar evakuimin e civilëve.
“Që ky operacion humanitar të ketë sukses, ne propozojmë që të kryhet me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët dhe të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq”, tha ministria në një deklaratë të cituar nga AFP të mërkurën.
Korridori humanitar nga Mariupol në Zaporizhzhia – përmes qytetit Berdiansk që kontrollohet nga Rusia – do të hapet në mëngjesin e së enjtes.
Autoritetet e Ukrainës nuk e ka komentuar ende këtë njoftim.
Përpjekjet e mëparshme për të vendosur një armëpushim në Mariupol kanë dështuar, mes akuzave për sulme nga të dyja palët.
Rusia është akuzuar gjithashtu se ka zhvendosur me forcë mijëra civilë në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga Rusia.
Njoftimi vjen pasi fotot e reja satelitore treguan shkatërrimin e shkaktuar nga granatimet.
Imazhet e publikuara nga kompania e vëzhgimit të Tokës Maxar, treguan se zonat e banuara janë kthyer në gërmadha. Këto imazhe, kanë vënë në pah topat e artilerisë ruse në pozicionet e qitjes në periferi të qytetit.
LEXO TE NGJASHME