Mbyllet Shangai, nëntë ditë izolim pas rritjes së infektimeve me Covid
Qyteti i Shangait në Kinë do të jetë në izolim për nëntë ditë, për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Autoritetet deri më tani kanë refuzuar të mbyllin qytetin me 25 milionë banorë për të shmangur destabilizimin e ekonomisë, pasi Shangai është një qendër e rëndësishme financiare, shkruan BBC.
Por, pasi Shangai regjistroi rritjen më të lartë ditore të rasteve të Covid 19 të shtunën që nga fillimi i epidemisë dy vjet më parë, autoritetet ndryshuan vendimin.
Bllokimi do të bëhet në dy faza, ku pjesa lindore e qytetit nën kufizime nga nesër deri më 1 prill dhe pjesa perëndimore nga 1 deri më 5 prill.
Transporti publik do të pezullohet, dhe kompanitë dhe fabrikat do të pezullojnë funksionimin ose punën online.
LEXO TE NGJASHME