Zyrtari ukrainas: Raundi tjetër i negociatave midis Rusisë dhe Ukrainës fillon të hënën në Turqi

zyrtariukraineeee

"Raundi tjetër i negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë do të mbahet drejtpërdrejt nga 28-30 mars në Turqi, tha në Facebook negociatori ukrainas David Arakhamia, njoftoi CNN. Ai nuk specifikoi se ku në Turqi do të takohen dy delegacionet që nga e hëna. Negociatat e mëparshme kanë dhënë pak rezultat," sipas CNN.

Ndërkohë lajmin e jep edhe shtypi turk. Sipas Dailya Sabah, “negociatori ukrainas David Arakhamia njoftoi të dielën se raundi tjetër i bisedimeve kokë më kokë midis Kievit dhe Moskës do të zhvillohet në Turqi më 28-30 mars. Arakhamia e bëri njoftimin në rrjetet sociale. Ukraina i përshkroi bisedimet e mëparshme me Rusinë, të nisura pasi Rusia nisi një pushtim muajin e kaluar, si "shumë të vështira".

Ankaraja i priti ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës në Antalia në fillim të këtij muaji. Ministrat e Jashtëm Sergey Lavrov të Rusisë dhe Dmytro Kuleba i Ukrainës u takuan për bisedime në qytetin turistik turk të Antalias, ku mori pjesë edhe Çavuşoğlu. Bisedimet ishin kryesisht jopërfundimtare, por Ankaraja e konsideron faktin që ato u zhvilluan një sukses”, vazhdon Daily Sabah.nkarasë për të folur me të dyja palët është një vlerë,”përfundon media turke.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.