Dita 31 e luftës në Ukrainë, ja zhvillimet e orëve të fundit

 Volodomyr Zelinski Facebook 720x480

Ukraina tashmë ka hyrë në muajin e dytë të luftës me forcat ruse që po tentojnë të pushtojnë vendin.

 

09:00 Planet për evakuimin e civilëve, kryebashkikaku i Mariupolit flet me ambasadorin francez

Kryetari i Bashkisë së Mariupolit ka diskutuar me ambasadorin francez për planin e evakuimit të civilëve nga porti ukrainas për në Francë.

Më parë, presidenti francez ka thënë se do të flasë me presidentin rus Vladimir Putin për të ndihmuar 100 mijë njerëz që janë bllokuar në qytet.

Plani i evakuimit pritet të përfshijë Greqinë dhe Turqinë.

08:30 Rusia do të vijojë sulmin me zjarre në zonat urbane

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se ekziston mundësia që Rusia të vijojë sulmin me zjarre në zonat urbane pasi synon të kufizojë humbjet e veta.

Ndër të tjera Rusia vazhdon të rrethojë një numër qytetesh të mëdha të Ukrainës, duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol.

08:14 Deri tani raportohet për 136 fëmijë të vrarë

Lufta në Ukrainë ka vrarë 136 fëmijë deri më tani, njoftoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës të shtunën në një mesazh në aplikacionin Telegram.

Ndër të tjera u tha se numri i fëmijëve të plagosur ishte 199.

Ja çfarë duhet të dini për orët e fundit:

-Një gjeneral i lartë rus pohoi se “faza e parë” e planit ushtarak të Rusisë ka përfunduar, ndërsa tani fokusi kryesor është në Ukrainën lindore.

-Një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit thotë se rreth 300 njerëz u vranë nga bombardimi rus më 16 mars në teatrin ku ishin strehuar qindra njerëz. Pamjet e reja  janë shfaqur  në rrjetet sociale që tregojnë njerëzit duke u arratisur nga vendi i ngjarjes.

-OKB-ja tha se ka informacione që vërtetojnë ekzistencën e varrezave masive në Mariupol, qyteti që është sulmuar me bombardime për ditë me radhë nga forcat ruse.

-Beteja për Kievin: Forcat ruse janë vendosur rreth kryeqytetit dhe ndodhen në pozicione mbrojtëse. Ata kanë ndaluar cdo drejtim të lëvizjeve tokësore, por sulmet ajrore dhe sulmet me rreze të gjatë vazhdojne. Edhe në disa drejtime rreth qytetit vijojnë luftimet, por forcat ukrainase thonë se kanë rimarrë territorin në lindje, duke i shtyrë forcat ruse.

-Presidenti amerikan Joe Biden ndodhet në fqinjin perëndimor të Ukrainës, ku do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda dhe do të mbajë një fjalim gjatë ditës së sotme, sipas Shtëpisë së Bardhë.

-Ushtria ruse tha se  më shumë se 1,300 personel ushtarak  ishin vrarë në Ukrainë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dha një shifër shumë më të lartë të premten, me 16,000 trupa ruse, megjithëse mbeten të paverifikuar.

– Një këshilltar i lartë ukrainas i tha CNN se grupi famëkeq ushtarak privat rus Ëagner ishte i përfshirë në një komplot të dyshuar për atentat kundër Presidentit dhe Kryeministrit të Ukrainës. Ëagner është akuzuar më parë për shkelje të të drejtave të njeriut nga zyrtarë amerikanë dhe avokatë të të drejtave të njeriut.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.