Ushtarët me moralin përtokë/ Putin cakton datën? Ja kur mbaron lufta në Ukrainë

Lufta ne Ukraine1648245946

The Kyiv Independent raporton se Rusia po planifikon të përfundojë luftën në Ukrainë në datën 9 maj 2022. 

Media i referohet të dhënave të inteligjencës nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

"Sipas inteligjencës nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, trupave ruse po u thuhet se lufta duhet të përfundojë deri më 9 maj - datë kjo kur festohet gjerësisht në Rusia si dita e fitores mbi Gjermaninë naziste", shkruan media e Kievit.

  

Simbolika e 9 majit
9 maji - Dita e Fitores - është kulturalisht shumë domethënëse në Rusi. Atje festohet çdo vit me një paradë ushtarake, e cila vitet e fundit është bërë gjithnjë e më imponuese dhe madhështore. 

Në 9 maj Rusia feston ditën e fitores ndaj ushtrisë naziste, gjë që i dha fund edhe Luftës së Dytë Botërore. Në Moskë nuk mungojnë paradat ushtarake në këtë ditë, teksa deri një vit më parë Vladimir Putin krenohej me ushtrinë e tij, por jo aq pas nisjes së luftës në Ukrainë, ku në 1 muaj luftime ka pësuar humbje të mëdha. 

31 ditë luftime
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Ukrainës, në personelin e Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, po zhvillohet një fushatë propagandistike. Fushata e Kremlinit synon të imponojë idenë se lufta duhet të përfundojë deri në 9 maj 2022. 

Shtabi i Përgjithshëm verën se pavarësisht humbjeve të konsiderueshme dhe personelit ushtarak të demoralizuar, Putin ende nuk është dorëzuar dhe siç duket nuk ka ndër mend që të ndalojë luftimet në Ukrainë. 

Duke shkelur rregullat dhe ligjet e luftës, trupat pushtuese të Vladimir Putin po shkatërrojnë infrastrukturën e qyteteve dhe fshatrave paqësore. Raportohet se shumica e objekteve mjekësore që janë vendosur në anën ruse të kufirit me Ukrainën, fare pranë kufirit, janë të tejmbushura nga ushtarë të plagosur të ushtrisë ruse. 

Sakaq, gjeneralët rusë po planifikojnë një ndërhyrje agresive nga ajri, duke rimobilizuar trupat, me qëllim avancimin në territorin Ukrainas, pas zmbrapjes që pësuan nga ushtria vendase.  

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.