Scholz: Embargo e plotë mbi energjinë ruse do e shkatërronte Europën

Scholz.Embargo

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se forcat ruse nuk po arrijnë të përparojnë në Ukrainë, pavarësisht bombardimeve të rënda të qyteteve të ndryshme të vendit.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që po shkakton ditë pas dite”, tha Scholz. “Putin duhet të dëgjojë të vërtetën, të ndalojë luftën dhe të gjejë një zgjidhje diplomatike”.

Sipas kancelarit, lufta nuk po shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe të ardhmen e Rusisë. Ai gjithashtu paralajmëroi Moskën për sanksione të mëtejshme: “Ne i kemi shtuar vazhdimisht sanksionet, por këto masa nuk duhet të dëmtojnë më shumë shtetet europiane sesa lidershipin rus”.

Ai gjithashtu tha se Ukraina mund të mbështetet te Gjermania dhe se të gjithë refugjatët janë të mirëpritur në vendin e tij.

Por kancelari gjerman tha se një embargo e plotë mbi energjinë ruse do të kishte pasoja shkatërrimtare mbi Europën. Scholz tha se Gjermania është në rrugën për t’u bërë e pavarur nga burimet ruse të energjisë.

“Por nëse e bëjmë këtë, do e zhysim vendin tonë dhe krejt Europën në recesion. Industri të tëra do jenë në prag të kolapsit,” tha ai, duke shtuar se edhe sanksionet aktuale ndaj Rusisë e kanë goditur rëndë qytetarin gjerman.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.