Çdo ditë orën 9 në Ukrainë, një minutë heshtje mbarëkombëtare

heshtje mbarëkombëtare

Tani e tutje çdo mëngjes në orën 9:00 në Ukrainë do të ketë një minutë heshtje mbarëkombëtare. Dekreti përkatës për nderimin e kujtimit të të gjithë të vrarëve në luftën e brendshme të ukrainasve u nënshkrua nga Vladimir Zelensky.

“Nesër në orën 9 në tërë territorin e shtetit tonë do të kujtojmë ukrainasit që dhanë jetën, të gjithë ata që luftuan, të gjithë ushtarakët dhe të gjithë civilët, të rritur dhe fëmijë. Të gjithë ata që mund të jetonin akoma nëse Rusia nuk do ta fillonte këtë luftë. I përjetshëm kujtimi për këdo që vdiq për Ukrainën”, tha presidenti i Ukrainës.

DEKRETI I  PRESIDENTIT TË UKRAINËS Nr.143/2020

Rreth minutës kombëtare të heshtjes për të vrarët si pasojë e agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës

Për të nderuar kujtimin e ndritur, guximin qytetar dhe përkushtimin, forcën e shpirtit, qëndrueshmërinë dhe bëmën heroike të ushtarëve që vdiqën gjatë detyrave ushtarake për mbrojtjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, qytetarëve paqësorë si rezultat i agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës, dekretoj:

1. Filllimin e mbajtjes së përditshme në orën 9 minuta heshtje kombëtare për bashkatdhetarët e vrarë si pasojë e agresionit të armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës, që do të njoftohet në të gjitha mediat pavarësisht formave të pronës.

2. Kabineti i ministrave të Ukrainës, administratat shtetërore të qytetit të Kievit, ngarkohen për të siguruar një minutë heshtje kombëtare, përfshirë edhe institucionet arsimore.

3. Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës do të sigurojë informimin e institucioneve të huaja diplomatike të Ukrainës çdo ditë në orën 9 me orën lokale për një minute heshtje mbarëkombëtare për bashkatdhetarët, të vdekur nga agresioni i armatosur të Federatës Ruse kundër Ukrainës.

4. Ky dekret hyn në fuqi që nga dita kur është nënshkruar.

Presidenti i Ukrainës V. ZELENSKY

16 Mars 2022

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.