Vazhdon bombardimi i Kievit nga ushtria ruse: Dita 20 e pushtimit
Sapo ka kaluar ora 08:30 në Ukrainë dhe shumë do të zgjohen në ditën e 20-të të pushtimit rus. Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve më të fundit:
Bombardimet nga rusët në Kiev po vazhdojnë edhe mëngjesin e sotëm, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi i emergjencës shtetërore të Ukrainës
Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me orën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.
Negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës do të vazhdojnë sot, sipas presidentit të Ukrainës
Një këshilltar i qeverisë ukrainase kishte thënë më herët se pret që lufta të përfundojë në fillim të majit
Një i plagosur nga zjarri në një ndërtesë banimi në Kiev
Një zjarr në një ndërtesë banimi në Kiev është shuar, sipas Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës (SES) në një postim në Facebook.
Një zjarr shpërtheu në pesë katet e para të ndërtesës 10-katëshe, tha SES - duke shtuar se zjarri u shua në orën 06:51 me orën lokale (04:51 GMT).
Nuk raportohet për të vdekur, por një person është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Dëgjuam raporte më herët këtë mëngjes për shpërthime të mëdha në kryeqytetin Ukrainë. Shkalla e plotë e dëmit është ende e paqartë.
LEXO TE NGJASHME