Zelenskyy u bën thirrje nënave ruse: Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë!

ZELENSKYY

Presidenti ukrainas Vlodymyr Zelenskyy kësaj herë iu ka drejtuar një mesazh të ri nënave të ushtarëve rusë që kanë pushtuar Ukrainën.

Zelenskyy u bën thirrje atyre që të mos i lënë djemtë e tyre të shkojnë në luftë edhe nëse udhëheqja ushtarake e quan atë një stërvitje.

"Dua t'ua them këtë edhe një herë nënave ruse, veçanërisht nënave të rekrutëve. Mos i dërgoni fëmijët tuaj në luftë në një vend të huaj. Mos i besoni premtimeve se do të dërgohen diku për stërvitje. Veproni menjëherë nëse keni dyshime se ata po dërgohen për të luftuar në Ukrainë'.

Në të njejtën kohë ai thotë se në vendin e tij ka aq shumë ushtarë rusë të zënë rob, saqë ishte ngritur një strukturë e posaçme për t’i mbajtur ata.

“Numri i ushtarëve rusë të vrarë në tokën ukrainase tashmë i kalon 12,000. Numri i pushtuesve të plagosur është shumë herë më i lartë. Nuk kemi ftuar asnjë prej tyre këtu. Dhe ne i përsërisim secilit prej pushtuesve: jeni ende në kohë për të shpëtuar. Thjesht lini armët dhe largohuni nga toka jonë. Numri i pushtuesve të kapur tashmë ka arritur një nivel të tillë që kjo çështje nuk mund t'i lihet strukturave që kishim para luftës. Prandaj, sot Këshilli i Ministrave të Ukrainës ka ngritur një Shtabë Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës”, tha Zelensky.

Ai shtoi: “Mijëra ushtarë të armikut që janë kapur apo dorëzuar po marrin nga shteti ynë trajtimin e kërkuar nga konventat ndërkombëtare. Por ka aq shumë sa që na duhet një strukturë e veçantë që do të merret me të gjitha çështjet përkatëse”.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.