'Gëzuar 8 Marsin, luftëtaret tona të dashura!' - Garda Kombëtare e Ukrainës

luftetar.gardaaa

Garda Kombëtare e Ukrainës u ka uruar sot 8 Marsin, grave dhe vajzave të vendit që sot gjendet nën pushtimin rus.

"Gratë janë luftëtare. Në vend të buqetave me lule - morën armët. Ato nuk u trembën nga të shtënat, shpërthimet, gjaku dhe i ftohti. Zonjat janë krah për krah me burrat në luftë dhe mbrojnë tokën ukrainase! Mbrojtëset ukrainase në betejë, gjakftohta dhe të matura. Dhe shumë të durueshme!

Paqe dhe fitore të madhe përpara nesh!

Gëzuar 8 marsin, femrat tona të dashura. Qiell i paqes mbretëroftë mbi kokën tuaj! Le ta fitojmë këtë luftë së bashku! Ukraina është e vetmja! Lavdi Ukrainës!" përfundon mesazhi i shoqëruar me këto fotografi.

Edhe luftëtarët e OMBR -72 përshëndesin sot gratë ukrainase për 8 Marsin.

"Kozaket tona të dashura!

Ju jeni bërë një mbështetje dhe krah i besueshëm në këtë kohë të vështirë. Ju ruani qetësinë e mendimeve tona.

Ju gjeni fjalë mbështetëse dhe shpjegime për fëmijët tanë kur bëjnë për pyetjen e vështirë - "çfarë është lufta?".

Duke neglizhuar sigurinë tuaj, ju bëni përpjekjet tuaja më të mëdha për të ushqyer mbrojtësin e Ukrainës, atë luftëtarin që është i panjohur për ju.

Ju, me zemra të rënduara dhe me lot - na bekoni që të luftojmë për atdheun tonë!

Ju jeni në të njëjtin nivel me burrat, merrini armët dhe shkatërrojeni armikun. Për të gjitha këto ne gjunjëzohemi para jush!

Faleminderit!

Urime për festën e pranverës! Ju jeni më të  bukura!

Ju urojmë buzëqeshje dhe lumturi femërore! Qiell i paqes mbretëroftë mbi kokat tuaja!"

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.