Edhe më shumë refugjatë ukrainas po mbërrijnë në kufijtë e Greqisë
Athinë - Të paktën 100 refugjatë mbërritën të enjten në mëngjes në kufirin e Greqisë me Bullgarinë në Promachonas ndërsa lufta në Ukrainë intensifikohet, raportoi një agjenci vendore lajmesh.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Yiannis Oikonomou, tha në një konferencë shtypi të enjten se rreth 1,500 ukrainas kanë arritur deri më tani në vend.
Autoritetet greke thanë se kanë dy kampe në gatishmëri në bashkitë Sintiki dhe Serres për të pritur refugjatët ukrainas, nëse është e nevojshme.
Plani për të pritur njerëz nga Ukraina do të zbatohet nëse infrastrukturat e disponueshme në Poloni dhe Sllovaki plotësohen, pasi refugjatët që kalojnë kufirin greko-bullgar po strehohen aktualisht nga miqtë dhe të afërmit.
Ministria e Migracionit e Greqisë u bëri thirrje gjithashtu autoriteteve vendore në very të Greqisë që të përcaktojnë dhe të përgatisin strukturat në zyrën doganore të Promachonas, nëse fluksi i refugjatëve rritet në ditët në vijim.
LEXO TE NGJASHME