Paralajmërimi i ambasadës ruse në Greqi për qytetarët e saj

greqi

Në një njoftim të ri në “Twitter”, ambasada ruse në Greqi u bën thirrje qytetarëve rusë dhe veçanërisht turistëve nga ky vend të kenë kujdes.

Në njoftimin e ambasadës ruse thuhet:

Në kuadër të retorikës së paprecedentë antiruse të zyrtarëve grekë dhe fushatës propagandistike të nisur në mediet vendase kundër vendit tonë, ka rreziqe për sigurinë e qytetarëve rusë në Greqi, kryesisht turistëve.

Ju nxisim që të jeni vigjilentë, të merrni masa paraprake, të shmangni udhëtimet e panevojshme dhe të kontaktoni menjëherë autoritetet ligjzbatuese greke për kërcënime të mundshme, provokime dhe veprime kundër sigurisë personale”, thuhet në deklaratë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.