Erdogan, pro Kosovës në NATO: S`i marrim leje njeriu për mbështetjen tonë!
Pas një takimi me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kreu i shtetit turk deklaroi se vendi i tij “nuk ka nevojë për lejen e askujt për të mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO. Ne kemi ndërmarrë hapa, siç bëmë në rastin e njohjes, po ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO”, tha presidenti Erdogan.
Presidenca serbe reagoi menjëherë duke thënë se ministria e Jashtme e Serbisë ka përgatitur një notë proteste. “Nëse do ta dorëzojmë ose jo (atë notë) do të vendosim sonte. Sigurisht, nuk e shohim këtë si një veprim miqësor”, tha Aleksandar Vucic. me herët, Osmani qe shprehur hapur se Serbia përbën kërcënim për Kosovën e nuk është neutral, ndërsa insistoi për anëtarësimin e vendit në NATO.
Konflikti i armatosur në Ukrainë ka nxjerrë dhe një herë e më shumë në pah rrezikun që i kanoset edhe Kosovës. Fakti që katër anëtarë të kësaj aleance perëndimore ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pengon anëtarësimin e saj, e madje edhe pjesëmarrjen në aktivitetet e partneritetit ushtarak.
Presidentja Osmani e ka theksuar edhe përpara sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg se “qëllimi i Kosovës është të bëhet pjesë e infrastrukturës globale të sigurisë dhe të kontribuojë për paqen”.
LEXO TE NGJASHME