Sulmi në Ukrainë, SHBA thirrje Putinit: Ndaloje menjëherë gjakderdhjen

shba.lamuri shba 663x376 11646292171 1

Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin, që “të ndalojë menjëherë gjakderdhjen” dhe të tërheqë trupat nga territori i Ukrainës, në një deklaratë të lëshuar vonë të mërkurën me orën amerikane.

Në deklaratën e saj, SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë se ka nisur një “sulm të plotë ndaj lirisë së medias dhe të vërtetës”, duke bllokuar qasjen në mediat e pavarura.

SHBA theksoi gjithashtu “mbytjen” e platformave të mediave sociale nga Rusia si Tëitter, Facebook dhe Instagram.

Deklarata vjen pasi Rusia ka intensifikuar sulmet në qytetet kryesore të Ukrainës, duke rezultuar në një numër në rritje të vdekjeve të civilëve.

Si pasojë e këtyre sulmeve, më shumë se një milion njerëz janë larguar nga Ukraina për të kërkuar strehim diku tjetër.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.