Biden paralajmëron Putin: Nuk e ke idenë se çfarë po vjen!

Biden paralajmëron Putin

Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin duke paralajmëruar se do të vijojnë të merren masa për të ndëshkuar Ukrainën.

“Sonte, unë u them oligarkëve rusë dhe liderëve të korruptuar që kanë harxhuar miliarda dollarë nga ky regjim i dhunshëm, duhet të mos vazhdojë më,” tha Biden gjatë fjalimit të tij ndërsa njoftoi një grup të ri pune nën Departamentin e Drejtësisë të SHBA për të hetuar oligarkët rus.

“Ne po bashkohemi me aleatët tanë evropianë për të gjetur dhe kapur jahtet e tyre, apartamentet e tyre luksoze dhe avionët e tyre privatë,” tha ai.

SHBA po mbyll gjithashtu hapësirën e saj ajrore për avionët rusë, duke iu bashkuar një numri vendesh që morën masa të ngjashme javën e kaluar.

Ai më pas paralajmëroi Putinin duke thënë: “Ai nuk e ka idenë se çfarë po vjen”.

“Putini ka shkaktuar dhunë dhe kaos. Por ndërsa ai mund të bëjë fitime në fushën e betejës – do të paguajë një çmim të lartë në afat të gjatë,” tha Biden.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.