Delegacioni i Kievit mbërrin në kufirin bjellorus për bisedimet me Kremlinin
Delegacioni ukrainas që duhet të takohet me delegacionin rus për të nisur negociatat për të zgjidhur krizën në Ukrianë, tashmë ndodhet në Bjellorusi.
'Delegacioni i Kievit ka mbërritur në hyrje të vendit të takimit’ shkruan media bjelloruse “Nexta’.
Bisedimet me dy palëve do të zhvillohen në kufirin ukrainas- bjellorusi pranë lumit Pripyat.
Kjo është përpjekja e parë për të arritur një marrëveshje mes dy palëve.
Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është shfaqur optimist për rezultatin e këtyre bisedimeve, por tha se delegacionet do të takohen "pa kushte".
Përpara takimit të sotëm, ministri i jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba tha në një deklaratë se "derisa të fillojnë negociatat, ne do të vazhdojmë të luftojmë. Ne nuk do të dorëzohemi”.
LEXO TE NGJASHME