Sot bisedimet e para Ukrainë - Rusi, Putin ngre në gatishmëri forcat ruse të armëve bërthamore

Ukrainë Rusi

Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedimet e para diplomatike në kufirin ukrainas me Bjellorusinë. Ndërkohë Presidenti rusi vuri në gatishmëri të lartë forcat ruse të armëve bërthamore.

 

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se Ukraina dhe Rusia do të zhvillojnë bisedimet e para diplomatike, me delegacione nga të dyja vendet të cilat do të takohen në kufirin ukrainas me Bjellorusinë.

Të dy vendet do të takohen pranë lumit Pripyat "pa parakushte", tha zyra e Zelensky në një mesazh në Telegram.

Njoftimi, i cili erdhi pasi Zelensky kishte refuzuar fillimisht një ofertë për të zhvilluar bisedime në Bjellorusi, nuk specifikon se kur mund të ndodhë takimi. Megjithatë, Kremlini tha se bisedimet do të zhvillohen në rajonin Gomel, në jug të Bjellorusisë.

Presidenti ukrainas Zelenski më parë i kishte refuzuar bisedimet në Bjellorusi, një vend që mbështet pushtimin dhe që është vetë i përfshirë në pushtimin e vendit, sepse Rusia e sulmoi Ukrainën edhe nga ky vend:

Putini kërcënon me armë bërthamore

Ndërkohë që në qytetet ukrainase vazhdojnë luftime në rrugë, erdhi edhe një njoftim nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili deklaroi se ka vënë në gatishmëri të lartë forcat ruse të armëve bërthamore.

Gjermania do të shtojë kapacitetet ushtarake

Për shkak të situatës së nderë në Ukrainë parlamenti gjerman u mblodh të dielën (27.02) në një seancë të posaçme. Për t’iu "kundërvënë kërcënimit nga Putini" kancelari socialdemokrat Olaf Scholz njoftoi gjatë seancës së posaçme të Bundestagut për Ukrainën modernizimin gjithëpërfshirës të Bundeswehr-it. 

Përveç një ushtrie efikase dhe ultra-moderne, kreu i qeverisë gjermane beson gjithashtu se një ndryshim drejtimi në politikën e energjisë është një nga masat më të përshtatshme për t’i treguar vendin Putinit.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.