Kievi i rrethuar nga rusët? Kryebashkiaku: Mos u besoni gënjeshtrave

Vitali Klitschko

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, aktualisht është i rrethuar nga të gjitha anët nga trupat ruse.

Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko ka përgënjeshtruar lajmin se kryeqyteti ëhstë i rrethuar nga të gjitha anët nga trupat rusë.

BBC raportoi më herët se Klitschko i ka thënë Associated Press se të gjitha daljet janë të bllokuara dhe nuk mund të bëhen evakuime nga Kievi.

Kryebashkiaku e cilësoi lajmin “dezinformim”. Në një mesazh në Telegram, ai tha: “Botimet ruse të internetit përhapin informacione duke m’u referuar mua. Mos u besoni gënjeshtrave! Besojuni informacioneve që vijnë nga burimet zyrtare”, tha ai.

Shtetrrethimi mbetet në fuqi në kryeqytet, teksa mijëra banorë janë strehuar në bodrume dhe stacione nëntokësore.

Në qytet vazhdojnë të dëgjohen shpërthime të herë pas hershme, teksa banorët i pret një tjetër natë e vështirë nën kërcënimin e sulmeve ajrore

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.