Republika Çeke, Holanda dhe Portugalia do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën
Tre anëtarë të NATO-s kanë njoftuar se do të dërgojnë përforcime për të ndihmuar Ukrainën në betejën e saj kundër Rusisë.
Republika Çeke u zotua të shtunën të dërgojë armë në Ukrainë me vlerë mbi 8.5 milionë dollarë në një vend të fshehtë të zgjedhur nga ukrainasit.
“Qeveria ka miratuar një dërgesë armësh në Ukrainë. Ne po dërgojmë mitralozë, automatikë, pushkë snajper dhe pistoleta dhe municionet e tyre përkatëse me vlerë 188 milionë CZK”, shkroi në Twitter kryeministri çek Petr Fiala .
LEXO TE NGJASHME