Sulm i gjithanshëm rus kundër Ukrainës, goditen aeroportet ushtarake - NATO në takim emergjence

Sulm i gjithanshëm

Ukraina njofton për disa sulme me raketa dhe shpërthime në disa qytete të vendit, njofton Deutsche Welle.

Ukraina njofton për sulme me raketa ndaj Kievit dhe qytete të tjera. Sipas raportimeve në media ka kalime të trupave ruse në disa pjesë të vendit. Sulmi i përfolur këto ditë ndaj Ukrainës, sipas disa njoftimeve i drejtohet të gjithë vendit.

Presidenti rus, Putin e ka miratuar një operacion ushtarak në Ukrainë duke e bërë të ditur në një fjalim televiziv. Menjëherë pas kësaj pati njoftime për sulmet e para dhe shpërthime në disa rajone të Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Selensky bëri të ditur, se shpërthimet janë dëgjuar në disa qytete të vendit. Rusia ka sulmuar infrastrukturën e vebdit si edhe pika kufitare.

Kurse ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba flet për "sulm të gjithanshëm kundër Ukrainës."

Ministria e Brendshme ukrainase njoftoi për sulme ndaj aeroporteve ushtarakë. Në Mariupol ka pasur dy shpërthime të rënda, njoftohet të enjten në mëngjes.Image

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi sulmin. "Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën", tha Scholz. Kancelari gjermana telefonoi me presidentin ukrainas dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak. "Ky sulm "rrezikon jetën e shumë civilëve", ka thënë Stoltenberg.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von e dënoi sulmin rus "ashpërsisht". "Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër", shkroi von der Leyen në twitter. Bëhet e ditur të enjten, se ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.