Ukraina shpall gjendje të jashtëzakonshme

auto Rusi Ukraine11645648453

Ukraina ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë, nga mesnata e natës së sotme.

Projektligji u miratua nga parlamenti i Ukrainës vetëm tani. Ai prezanton kontrolle të dokumenteve personale dhe i jep qeverisë fuqi për të vendosur një shtetrrethim nëse është e nevojshme.

Ukraina do të vendosë kufizime në një sërë shërbimesh të komunikimit dixhital dhe radio, të cilat qeveria thotë se mund të ndezin situatën, raporton BBC.

Dhe kjo do të thotë se rezervistët ushtarakë nuk do të lejohen të largohen nga vendi.

Deklarata prek të gjithë Ukrainën, përveç dy rajoneve lindore, të cilat janë në gjendje të jashtëzakonshme që nga viti 2014.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.