Italia lehtëson masat anti-Covid: Hiqet karantina për udhëtarët
Italia u është bashkuar shteteve që kanë lehtësuar masat kundër Covidit.
Duke filluar nga data 1 mars të gjithë personat që duan të udhëtojnë drejt këtij vendi nuk do të karantinohen.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza ka vendosur që të lehtësohen masat për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Europian.
Sipas vendimit, mjafton vetëm pasaport COVID me dy doza të vaksinës për për të futur në territorin e Italisë. Ndërsa për personat e pavaksinuar, do të mjaftojë të paraqesin vetëm një test PCR negativ.
LEXO TE NGJASHME