Greqia fillon gjobitjen e 300 000 personave të pavaksinuar

greqia.gjobitjeee

Athinë - Gjoba do të vendosen në Greqi për rreth 300,000 persona mbi moshën 60 vjeç që nuk janë vaksinuar duke filluar nga kjo javë.

Sipas raportimeve, të hënën ose të martën dosja përkatëse do t'i përcillet nga Ministria e Qeverisjes Dixhitale,  Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike, i cili është përgjegjës për vërtetimin e gjobave.

Deri në fund të javës së ardhshme gjobat do të shfaqen si borxh në llogarinë personale të Taxisnet të të penalizuarve.

Ligji parashikon që qytetarët mbi 60 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar deri më 17 janar, do të ndëshkohen me gjobë administrative prej 100 eurosh për çdo muaj që kalon pa u pavaksinuar. Vetëm për muajin janar gjoba ishte 50 euro.

Në përputhje me një vendim të përbashkët të Ministries greke të Shëndetësisë, gjobat nuk zbatohen për të përjashtuarit nga vaksinimi i detyrueshëm për arsye shëndetësore, mbi 96 vjeç dhe ata që nuk kanë mundur të paguajnë tatimin në tre vitet e fundit.

Ndërkohë, rreth 4700 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar janë në pritje të vendimeve që do të ndikojnë në karrierën e tyre. Ata do të qëndrojnë të pezulluar deri më 31 mars dhe më pas ose do të zgjatet pezullimi i tyre për aq kohë sa zgjat pandemia, ose do të hiqen nga Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë, siç sugjeron Ministria e Shëndetësisë.

Vendimi për këtë çështje do të merret në nivel të lartë qeveritar.

Nga ana e tij, Ministri i Brendshëm Makis Voridis tha të premten duke iu referuar vendimit për heqjen ose jo të punonjësve të pavaksinuar nga Sistemi Kombëtar i Shëndetësisë tha se se ai e refuzon termin "largim nga puna".

“Largimi nga puna është kur ndaloj së punuari me dikë. Kur shkoj te punonjësit e shëndetësisë dhe u them “për të ofruar shërbime shëndetësore duhet të vaksinohesh”, nuk kam pushuar askënd, kam vënë kusht për ofrimin e shërbimeve. Nëse dikush zgjedh të mos e respektojë këtë kusht, zgjedh të mos qëndrojë në sistemin shëndetësor”, shpjegoi ai.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.