Rusia shpall tjetër stërvitje madhore: Do e monitorojë vetë Putini
Rusia shpalli se do të kryejë një tjetër stërvitje madhore më 19 shkurt.
Në këtë stërvitje do të përfshihen edhe raketa balistike, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes. Gjatë stërvitjes do të përfshihen edhe forcat bërthamore.
Ministria bëri me dije se stërvitjet do të mbikëqyren nga vetë presidenti Vladimir Putin.
Sipas Kremlinit, kjo stërvitje ishte e planifikuar paraprakisht.
Ndërkohë presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko paralajmëroi se vendi i tij mund të presë “super armë bërthamore” nëse ndihet i kërcënuar nga jashtë, në një kohë kur aleati i tij Rusia po përballet ashpër me Perëndimin në lidhje me Ukrainën.
Lukashenko, i cili pritet të vizitojë Moskën të premten, i është vetëofruar edhe më herë presidentit rus, Putin që të “mirëpresë” armët e tij bërthamore.
LEXO TE NGJASHME