Greqi, ekspertët pranojnë të lehtësojnë disa masa anti-Covid
Athinë - Komiteti i ekspertëve që këshillon qeverinë greke për trajtimin e pandemisë ka rënë dakord të lehtësojë disa masa në vazhdim pas mbledhjes së të mërkurës.
Ai ra dakord të rrisë kapacitetin në aktivitetet sportive deri në 50%, për të lejuar klientët në këmbë që janë plotësisht të vaksinuar në vendet argëtuese dhe që udhëtimet shkollore të fillojnë që nga 1 marsi.
Megjithatë, komiteti nuk ishte në favor të lejimit të organizimit të ngjarjeve të mëdha si karnavalet.
Komiteti thuhet se e diskutoi lejimin e ngjarjeve të karnavaleve në ambiente të mbyllura duke treguar çertifikatave të vaksinave.
Ekspertët janë të shqetësuar se paradat mund të bëhen ngjarje super-përhapëse, që, të kombinuara me rritjen e udhëtimeve gjatë ditëve të karnavaleve, mund të prishin me shpejtësi përpjekjet e vazhdueshme për të frenuar pandeminë.
LEXO TE NGJASHME