Lajmi i fundit/ Rusia shpall përfundimin e manovrave ushtarake në Krime

rusia.shpalll

Pas javësh tensioni në kufirin ukrainas, Rusia njoftoi përfundimin e stërvitjeve ushtarake në Krimenë e aneksuar nga Moska, ku vendosja e trupave kishte nxitur frikën e një pushtimi të Ukrainës.

Ushtarët, tha Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë, po kthehen në garnizonet e tyre: lajmet pasojnë një tërheqje fillestare të trupave ruse nga kufijtë e Ukrainës të martën. 

Njësitë e Qarkut Ushtarak Jugor, pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në stërvitjet taktike, po lëvizin drejt pikave të tyre të përhershme të dislokimit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Në të njëjtën kohë, televizioni shtetëror transmetoi imazhe të njësive ushtarake që kalojnë një urë që lidh gadishullin e kontrolluar nga Rusia me kontinentin.

Ndërsa Perëndimi dhe SHBA janë ende në pritje të dëshmive të një tërheqjeje masive të trupave ruse, por në të njëjtën kohë ata janë optimistë. 

Moska nuk ka specifikuar se sa trupa janë tërhequr nga kufiri me Ukrainën , as orarin për tërheqjen e tyre.

Kujtojmë që më shumë se 100,000 trupa ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën, sipas SHBA-së dhe aleatëve të tyre.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.