OBSH: Nevojiten 16 miliardë dollarë për trajtimin e pandemisë nga vendet me të ardhura të ulëta

OBSH Nevojiten 16 miliard

Të paktën 16 miliardë dollarë të tjerë nevojiten për të mbështetur vendet me të ardhura të ulëta për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, deklaroi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

“Kjo shumë do të nevojitet për furnizimin e vendeve me vaksina, teste dhe ilaçe përmes një programi të nisur nga Kombet e Bashkuara për blerjen e 600 milionë dozave të vaksinave, 700 milionë testeve dhe për të trajtuar 120 milionë pacientë”, deklaroi OBSh.

“Shkenca na dha mjetet për të luftuar COVID-19, nëse ato ndahen globalisht në solidaritet, ne mund t’i japim fund COVID-19 si një emergjencë shëndetësore globale këtë vit”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Sipas llogaritjeve të OKB-së, 92 përqind e kontributit total të kërkuar duhet të vijë nga Bashkimi Evropian dhe G20, grupi i ekonomive më të mëdha të industrializuara.

Gordon Brown, ambasadori i OBSH-së për financimin global të shëndetësisë, tha se ”16 miliardë dollarë ishte një shumë e menaxhueshme duke pasur parasysh ndikimin ekonomik global të pandemisë”.

Brown kritikoi pabarazinë e madhe të qëndrueshme në shpërndarjen globale të vaksinave dhe disponueshmërinë e testeve dhe ilaçeve.

 

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.