Ndodh në SHBA/ Gruaja e çon burrin të blejë pulë, ai vjen me 100 mijë dollarë në xhep
Një burrë nga Maryland, të cilin gruaja e dërgoi në dyqan për të blerë pulë, u kthye në shtëpi me një biletë lotarie me vlerë 100,000 dollarë.
52-vjeçari i tha zyrtarëve të Lotarisë në Maryland se gruaja e kishte dërguar në dyqan për të blerë pulë.
"Gruaja ime më dërgoi për të marrë pulë për darkë," tha burri.
Ndërsa ishte në dyqan, ai u ndal në makinën shitëse të lotarisë për të blerë bileta Mega Millions me vlerë 10 dollarë dhe një biletë gërvishtëse.
"Mendova, të paktën fitova 10 dollarë dhe do t'i rimarr paratë e mia që harxhova për t'i blerë biletat," kujton ai.
52-vjeçari shpejt kuptoi se çmimi ishte në të vërtetë 100,000 dollarë.
Çifti tha se me fitimin e lotarisë kanë planifikuar një pushim familjar, shlyerjen e një borxhi, përmirësimin e shtëpisë dhe ndoshta blerjen e një televizori të ri.
LEXO TE NGJASHME