COVID-19: Hyn në fuqi në Austri vaksinimi me detyrim
Austria është bërë vendi i parë në Evropë që prezantoi një detyrim kombëtar për vaksinim ndaj COVID-19 për të rriturit.
Nga e marta, të gjithë qytetarët e moshës 18 vjeç e lart do të duhet të vaksinohen plotësisht kundër virusit ose do të gjobiten deri në 3600 euro.
Gratë shtatzëna dhe personat që për arsye mjekësore nuk mund të vaksinohen do të përjashtohen, ashtu si dhe persont që janë shëruar nga infeksioni në gjashtë muajt e fundit.
Shteti anëtar i BE planifikon gjithashtu të lirojë kufizimet e koronavirusit, me restorantet që lejohen të qëndrojnë të hapura deri në mesnatën e së shtunës.
Ndërkohë, qytetarët e pavaksinuar nuk do të ndalohen më të hyjnë në dyqane dhe restorante në një heqje graduale të masave anti-COVID në fund të këtij muaji.
Kancelari Karl Nehammer njoftoi gjithashtu të shtunën se kufizimet e bllokimit për personat e vaksinuar, të cilat kanë qenë në fuqi që nga nëntori, do të përfundojnë të hënën.
Ndryshimet vijnë pavarësisht numrave rekord të infeksioneve të reja në ditët e fundit, të nxitura nga varianti Omicron. Por Nehammer tha se shkalla e ulët e shtrimeve në spital do të thotë se hapa shtesë përpara janë të mundshme.
LEXO TE NGJASHME