Stuhia e borës në Greqi: Mbyllen bankat, dyqanet me pakicë dhe shkollat në zonat më të goditura
Athinë - Dyqanet me pakicë dhe bankat në zonat më të prekura nga stuhia e dëborës Elpida do të qëndrojnë të mbyllura të mërkurën.
Masa ka të bëjë me rajonet e Atikës, Kretës dhe Egjeut Jugor dhe rajonet Viotia dhe Evia, siç njoftohet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Tregtisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Zhvillimit dhe Investimeve.
Supermarketet dhe dyqanet ushqimore janë të përjashtuara nga urdhri i mbylljes dhe do të jenë të hapura për biznes nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Po ashtu pikat e karburantit dhe farmacitë do të jenë të hapura sipas orarit të tyre të rregullt dhe orareve normale të gatishmërisë.
Më herët, Ministria e Arsimit njoftoi se të mërkurën do të qëndrojnë të mbyllura edhe të mërkurën të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat në të gjithë Atikën dhe rajonet dhe njësitë rajonale të lartpërmendura.
Shkollat mbyllur për të dytën ditë
Të gjitha çerdhet, kopshtet dhe shkollat në të gjithë Atikën dhe rajonet e prekura nga stuhia e fortë e dëborës që ka përfshirë pjesë të Greqisë do të qëndrojnë të mbyllura për të dytën ditë të mërkurën, pasi rajoni po lufton për të përballuar pasojat e saj, tha të martën Ministria greke e Arsimit.
Nuk do të mbahen as mësime online, sepse do të mungojë stafi administrativ i nevojshëm për drejtimin e tyre, shtohet më tej.
Por në zonat që nuk janë goditur nga moti i ftohtë, shkollat do të funksionojnë normalisht.
LEXO TE NGJASHME