Anglia heq detyrimin e maskës dhe Green Pass-in

pass.angli

Nga 26 janari, mbajtja e maskës dhe ‘’Green Pass’’ nuk do të kërkohet më në Angli.

Lajmi u dha nga kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili gjithashtu shtoi se qeveria nuk do t'i këshillojë më qytetarët që të punojnë nga shtëpia.

Sipas Johnson, shkencëtarët mendojnë se vala Omicron ka kaluar kulmin dhe masat e marra ishin ndjekur me përpikëri nga qytetarët.

Në një konferencë për shtyp, Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid tha: "Ky është një moment për të cilin të gjithë mund të jemi krenarë. Është një kujtesë e asaj që ky vend mund të arrijë kur ne të gjithë punojmë së bashku."

Sajid paralajmëroi se ky nuk është fundi i pandemisë, pasi virusi dhe variantet e ardhshme nuk mund të çrrënjosen.

"Ne duhet të mësojmë të jetojmë me COVID në të njëjtën mënyrë si jetojmë me gripin", tha Sajid Javid.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.