E ktheu shtëpinë në “dyqan” droge, si u zbulua shqiptari në Itali, zbriste “rehat” nga banesa dhe merrte paratë

Screenshot 1 16 2022 10 43 00 PM

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge. Ai ishte mbajtur nën vëzhgim prej disa kohësh dhe u ndalua para një dyqani tulipanësh në Via Carducci. Trafikanti jetonte në zonën ku u ndalua.

Sipas mediave italiane ai kishte krijuar një sistem komunikimi me trafikantët e drogës. Ata e telefononin atë sapo arrinin para dyqanit të tulipanëve dhe ai zbriste nga banesa e tij për t’iu dhënë sasinë e drogës.  Apartamenti i tij ishte kthyer në një “dyqan” droge.

Agjentët e policisë të vendosur në disa pika të ndryshme e vëzhguan shqiptarin duke çmontuar skemën e tij.

Pas hetimeve dhe zbulimit të saktë të adresës së tij ata u vunë në lëvizje për ta prangosur. Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti 20 gramë kokainë në disa doza të paketuara, 30 gramë marjiuanë dhe më shumë se 4000 euro cash

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.