Kaosi në Kazakistan, fillojnë arrestimet e para të ish zyrtarëve të lartë

kaosi.kazikistan

Autoritetet kazake kanë arrestuar Karim Massimov , ish-kreun e Komitetit të Sigurisë Kombëtare të vendit, dhe zyrtarë të tjerë të dyshuar për tradhti.

Ndërsa e ardhmja e vendit mbetet e pasigurt, Komiteti i Sigurisë Kombëtare të Kazakistanit është shprehur në një deklaratë se ka filluar një nga komiteti më 6 janar, në përputhje me nenin e tradhtisë të Kodit Penal të Republikës së Kazakistanit. 

Në deklaratë bëhet e ditur se Karim Masimov, ish-kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Kazakistanit, është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimit të lartpërmendur.

Forcat e sigurisë të premten thanë se kishin arritur të merrnin kontrollin e rrugëve të Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, pas ditësh trazirash.

Ndërsa ditën e djeshme, presidenti i mbështetur nga Rusia Kasim-Yomart Tokayev njoftoi se kishte urdhëruar forcat e sigurisë që të hapnin zjarr ndaj protestuesëve  pa paralajmërim.

Masimov është vendosur në një qendër paraburgimi të përkohshëm së bashku me personat e tjerë të ndaluar në hetim.

Karim Masimov, i cili u emërua në vitin 2016, u shkarkua nga posti i tij si Kryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare me vendim të Presidentit të Kazakistanit Kasım Cömert Tokayev më 6 janar, për shkak të protestave.

Edhe Samat Abish, nipi i ish-presidentit të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, u pezullua gjithashtu nga posti i tij si Zëvendëskryetar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare.Image

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.