“Po ndjek modelin e Millosheviçit”/ Ish-kryeministri serb: Vuçiç mund të provokojë gjakderdhje për të qëndruar në pushtet
Për paralelet me situatën aktuale në Serbi veçanërisht për dhunën e shkaktuar nga regjimi i Aleksandër Vuçiçit gjatë protestave të fundit mjedisore, reagimin e papërshtatshëm të policisë ndaj qytetarëve Zarko Koraç thotë se lidhja është e vërtetë, duke paralajmëruar se mund të jetë edhe më e dukshme.
“Ishte më se e qartë se shumica e atyre njerëzve të sjellë në kundërmbledhjen e vitit 1996, nuk kanë qenë asnjëherë në kryeqytet dhe as nuk e njohin Beogradin. Në një moment, në vendin ku isha unë, sot është rruga Deçanska, dikur Moshe Pijade, diku në mes të Qendrës së Rinisë dhe Sheshit Nikolla Pashiç, ishte përzierja e këtyre grupeve dhe vërtet mendoja se do të derdhej gjak. Në atë skenë të improvizuar, para hotelit Moskva, ku Millosheviçi mblodhi bashkëluftëtarët e tij, kishte njerëz që janë edhe sot, që nga pronari i TV Pink, Zheljko Mitrovic, e deri te shumë të tjerë. Ata e përkrahën gjakderdhjen edhe atëherë. Të njëjtët që janë ende shërbëtorë të regjimit të Vuçiçit, edhe atëherë kanë qenë në kundërmbledhjen e Sllobodan Millosheviçit”- u shpreh ai.
Ai shton se synimet për të provokuar gjakderdhje janë përsëritur edhe më 5 tetor 2000.
LEXO TE NGJASHME