Samiti: Liderët e BE mblidhen sot për dozat përforcuese, çmimet e energjisë dhe agresionin rus
Udhëheqësit e BE-së janë kthyer në Bruksel për një samit evropian njëditor me një axhendë të ngjeshur që parashikon diskutime rreth dozave përforcuese të vaksinimit, çmimeve të energjisë, rrugëve të migrimit dhe gatishmërisë ushtarake të Rusisë përgjatë kufirit me Ukrainën.
Në debat do të shihen figura të reja që do të hyjnë në sallën e mbledhjeve të Këshillit Evropian: kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, kancelari austriak Karl Nehammer dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov, të cilët që të gjithë do të bëjnë debutimin e tyre të parë si kryetarë të qeverive së shteteve të tyre përkatëse.
Nga ana e tij, kryeministri çek Andrej Babiš do t'i japë lamtumirën e fundit kolegëve të tij përpara se kryeministri i ardhshëm Petr Fiala të marrë detyrën.
Mbledhja në kryeqytetin belg vjen në një moment të brishtë për Bashkimin Evropian: pas një periudhe optimizmi të shënuar nga zvogëlimi i rasteve të koronavirusit dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike, blloku është përsëri në pasiguri të thellë ndërsa varianti Omicron përhapet dhe kufizimet e reja pengojnë aktivitetin e biznesit..
Për t'i bërë gjërat edhe më keq, inflacioni në Eurozonë arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në nëntor – një goditje 4.9% – si rezultat i ndërprerjeve të vazhdueshme të zinxhirit të furnizimit dhe rritjes së faturave të energjisë elektrike.
Gjermania, fuqia ekonomike e Evropës, është në prag të një recesioni dimri, për të cilin shumë kanë frikë se mund të ndihet në të gjithë kontinentin.
Samiti do të nisë të enjten në mëngjes në orën 10:00 CET, me fjalimin e përshëndetjes nga presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli, i cili është afër fundit të mandatit të tij. Menjëherë pas kësaj, liderët do të futen në çështjen me prioritet kryesor në axhendë: COVID-19 dhe vaksinimin.
LEXO TE NGJASHME