Omikron po nxiton të përhapet shpejt
Varianti i ri i Coronës, Omikron po përhapet në Britaninë e Madhe me shpejtësi. Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgen paralajmëron ndërkohë nga një cunami infektimesh.
Ministri i Britanisë së Madhe për Banimin dhe Administratën Lokale, Michael Gove bën fjalë për një "situatë tejet shqetësuese" në lidhje me pandeminë, shkruan DW.. Varianti Omikron po përhapet me shpejtësi në Britaninë e Madje. Sipas të dhënave të auriteteve shëndetësore, Omikron në mes të dhjetorit mund të bëhet varianti dominues i Coronës në Britaninë e Madhe. Në Londër, sipas Gove, ai është konfirmuar në 30% të rasteve.
Kryetarja e qeverisë skoceze, Nicola Sturgeon paralajmëron madje nga "një cunami infektimesh" në Britaninë e Madhe. Numri i infektimeve të reja ka arritur pikën më të lartë që prej 11 muajsh. Të shtunën autoritetet regjsitruan 58.527 raste të reja. Për shkak të kësaj gjendjeje, kryeministri britanik, Boris Johnson ka bërë të ditur ashpërsimin e masave për mbrojtjen nga virusi. Nga e premtja vizita në teatër, muzeume, kinema dhe kisha duhet të bëhet vetëm me maskë. Detyrimi i maskës është futur sërish në dyqane dhe trafikun urban. Nga e hëna në Britaninë e Madhe, nëse ështe e mundur, punohet në shtëpi. Kurse nga e mërkura në mjaft aktivitete publike duhet të tregohet testi negativ i Coronës.
LEXO TE NGJASHME