OBSH: Masat kundër variantit Delta funksionojnë edhe për variantin Omicron

masat.kunder.delta

Manila, Filipine  - Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Paqësorin Perëndimor thonë se mbylljet e kufijve të miratuara nga disa vende mund të fitojnë kohë për t'u marrë me variantin Omicron të  koronavirusit, por masat e vendosura dhe përvoja e fituar në trajtimin e variantit Delta duhet të mbeten themeli për të luftuar pandeminë.

Ndërsa disa vende të rajonit po përballen me rritje, rastet e COVID-19 dhe vdekjet në shumë të tjerë janë ulur, u tha gazetarëve të Premten Drejtori Rajonal i OBSH-së për Paqësorin Perëndimor, Dr. Takeshi Kasai në një konferencë virtuale për shtyp të transmetuar nga Manila në Filipine.

“Kontrolli kufitar mund të vonojë hyrjen e virusit dhe të japë kohë. Por çdo shtet dhe çdo komunitet duhet të përgatitet për rritje të reja të rasteve," tha Kasai. “Lajmi pozitiv në të gjithë këtë është se asnjë nga informacionet që kemi aktualisht për Omicron nuk sugjeron se duhet të ndryshojmë drejtimet e reagimit tonë.”

“Kontrolli kufitar mund të vonojë hyrjen e virusit dhe të japë kohë. Por çdo shtet dhe çdo komunitet duhet të përgatitet për rritje të reja të rasteve," tha Kasai. “Lajmi pozitiv në të gjithë këtë është se asnjë nga informacionet që kemi aktualisht për Omicron nuk sugjeron se duhet të ndryshojmë drejtimet e reagimit tonë.”

Mbeten shumë të panjohura në lidhje me variantin e ri, duke përfshirë faktin nëse është më ngjitës, siç dyshojnë disa autoritete shëndetësore ose nëse i sëmur njerëzit më rëndë dhe nëse mund të pengojë vaksinën.

Kasai tha se Omicron është përcaktuar si një variant shqetësues për shkak të numrit të mutacioneve dhe për shkak se informacionet e hershme sugjerojnë se mund të jetë më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit. Më shumë testime dhe vëzhgime janë të nevojshme, tha ai.

Deri më tani, katër vende dhe rajone në Paqësorin Perëndimor - Australia, Hong Kongu, Japonia dhe Koreja e Jugut - kanë raportuar raste të variantit Omicron, tha drejtori Rajonal i Emergjencave të OBSH-së, Dr. Babatunde Olowokure. Ky numër ka të ngjarë të rritet pasi më shumë raste të zbulohen në shkallë globale, tha Olowokure.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.