Mutacioni i ri i koronavirusit quhet Omicron/ OBSH: Variant shqetësues
Organizata Botërore e Shëndetësisë reagoi zyrtarisht për variantin e ri të koronavirusit, që është pagëzuar me emrin Omicron. OBSH tha se mutacioni i ri i koronavirusit është një variant shqetësues.
Ky variant u raportua fillimisht në Afrikën e Jugut më 24 nëntor. Sipas BBC, ky variant është pikasur edhe në Botsvana, Hong Kong, Izrael dhe së fundmi edhe në Belgjikë.
OBSH tha të premten se të dhënat paraprake tregojnë se ky variant përbën rrezik të lartë ri-infektimi.
Disa vende evropiane kanë vendosur të ndalojnë ose të kufizojnë fluturimet me Afrikën e Jugut. Ekspertët thonë se varianti ka shkaktuar një shqetësim shumë të madh ndërkombëtar.
Sipas BBC, një zyrtar britanik tha se është varianti më domethënës i koronavirusit që është zbuluar deri më tani. Kurse një shkencëtar i Oksfordit tha se ky variant është një lajm i keq, por shtoi se nuk është fundi i botës.
Ekspertët kanë zbuluar 32 mutacione të ndryshme të proteinës 'gjemb' brenda këtij varianti, teksa versionet e mëparshme të COVID-it, Delta dhe Beta kishin pësuar deri në 3 mutacione.
LEXO TE NGJASHME