Pse shkencëtarët janë të shqetësuar për variantin e ri të COVID-19?

botarefe 600x3601637997732

Autoritetet në disa pjesë të botës kanë reaguar me alarm ndaj variantit të ri të koronavirusit të identifikuar në Afrikën e Jugut, pasi Bashkimi Evropian, Britania e Madhe dhe India janë në mesin e vendeve që kanë bërë të ditura kufizime në udhëtime, teksa shkencëtarët tentojnë të kuptojnë nëse ky mutacion u reziston vaksinave.

Varianti i ri i koronavirusit tashmë ka marrë emërtimin nga Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) si ‘Omicron’.

Pse shkencëtarët janë të shqetësuar?

Të gjitha viruset – duke pëfshirë koronavirusin – ndryshojnë pas një kohe. Shumica e ndryshimeve kanë pak ose aspak ndikim në vetitë e tyre.

Megjithatë, disa ndryshime mund të ndikojnë në atë se sa lehtë përhapet një virus, sa i ashpër është dhe sa ndikojnë vaksinat ndaj tij.

Mirëpo, varianti i ri është thënë se ka më shumë se 30 mutacione në proteinën që viruset e shfrytëzojnë për të hyrë në qelizat e njeriut, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar.

Numri i mutacioneve është dyfish më i madh në krahasim me ato që ka Delta, çka e bën këtë virus shumë më ndryshe prej virusit origjinal, për të cilin është raportuar fillimisht në Vuhan të Kinës dhe për të cilin janë krijuar vaksina.

Shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë thënë se disa mutacione janë të lidhura me rezistencë ndaj antitrupave neutralizues dhe përhapje më të madhe, mirëpo të tjerët kanë thënë se nuk i kanë të qarta ndikimet e mundshme, andaj ende nuk ka një fjalë të fundit.

Këshilltarja e Agjencisë për Siguri Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, Susan Hopkins, ka thënë për radion e transmetuesit britanik, BBC, se disa mutacione nuk janë parë më herët, andaj nuk dihet cili mund të jetë efekti i tyre.

Për këtë arsye, ky po konsiderohet si varianti më kompleks që është parë deri tani.

Në testimet tjera pritet të kuptohet nëse ai transmetohet më shpejt, është më infektues apo nëse iu reziston vaksinave.

Maria van Kerkhove nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se puna për të kuptuar më shumë për këtë variant, do të marrë disa javë.

Në të njëjtën kohë, vaksinat vazhdojnë të jenë arma kyçe për ta luftuar këtë virus.

Zyrtarët në Afrikën e Jugut kanë thënë se të infektuarit nuk kanë raportuar për simptoma të pazakonshme dhe sikurse me variantet tjera, disa persona kanë qenë pa simptoma.

Çfarë ka thënë OBSH-ja?

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Shëndetësi do të vendosë nëse do ta shpallë këtë virus me interes apo me shqetësim.

Ka mundësi që më pas ky variant të marrë edhe emër grek, sikurse variantet tjera.

Deri më tani OBSH-ja ka identifikuar katër variante të koronavirusit, Alfa, Beta, Gama dhe Delta.

Dy variante të tjera me interes janë Lambda, i identifikuar në Peru, në dhjetor të vitit 2020 dhe Mu, që është identifikuar në Kolumbi, në janar të këtij viti./REL/

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.