Tragjedia në Bullgari/ Zbardhet misteri i pasagjerit arab në autobusin e djegur

tragjedia.bullgari

Shadi Nauf al-Sadeh, udhëtari 'misterioz' me origjinë arabe, i cili ishte në listën e të mbijetuarve në një spital në Sofje, është shfaqur në mediat bullgare duke thënë se nuk ka lidhje me aksidentin tragjik ku humbën jetën 46 shqiptar nga Maqedonia e Veriut  dhe se gabimisht është futur në listë.

Al-Sadeh, një shtetas bullgar, tha se ishte në spitalin Pirogov sepse i ishte thyer krahu dhe nuk e dinte pse ishte shkruar emri i tij, raportoi  media bullgare BNT.

Sipas këtij televizioni, gabimi ka ndodhur në spitalin “Pirogov”, sepse ka pasur mospërputhje mes listës së të lënduarve në aksident dhe listës së pjesëmarrësve në udhëtimin e kompanisë turistike maqedonase.

Konfuzioni mbi emrin e Shadi al-Saleh në listë ndezi shumë spekulime se kush ishte "pasagjeri i tetë" misterioz që i mbijetoi përplasjes.

Një dyshim i tillë është ngritur dje në konferencën për media të Prokurorisë Publike Bullgare u tha se nga autobusi u nxorrën 44 trupa, ndërsa 8 nga udhëtarë mbijetuan.

Më parë ishte raportuar se në aksident kishin vdekur 45 udhëtarë

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.