Operohet Joe Biden, Shtëpia e Bardhë: Polipi që hoqi ishte beninj
Presidenti i SHBA Joe Biden ia transferoi shkurtimisht pushtetin Zëvendës Presidentit Kamala Harris të premten e kaluar, ndërsa ai iu nënshtrua një kolonoskopie.
Pas përfundimit të kontrollit, mjeku i shtëpisë së Bardhë në një letër të publikuar ditën e djeshme është shprehur:
'Polipi që u hoq nga zorra e presidentit amerikan Joe Biden gjatë një kolonoskopie javën e kaluar është "beninj", zhvillohet "ngadalë" dhe "konsiderohet prekancerozë", pa kërkuar asnjë veprim të mëtejshëm' .
Ai shtoi se monitorimi i gjendjes së Biden ishte i rekomanduar dhe se presidenti duhet t'i nënshtrohet një kolonoskopie të re gjatë shtatë deri në dhjetë vitet e ardhshme.
Përveç kolonoskopisë, zoti Biden iu nënshtrua ekzaminimeve të përgjithshme dhe Dr. Conor siguroi se presidenti, 79 vjeç, është "i shëndetshëm" dhe plotësisht i aftë për të kryer detyrat e tij.
LEXO TE NGJASHME